Kush është i vdekuri, trupi i të cilit po qëndron në QKUK qe tetë ditë - Gazeta Express
string(66) "kush-eshte-i-vdekuri-trupi-i-te-cilit-po-qendron-ne-qkuk-qe-8-dite"

Gazeta Express

17/01/2020 14:08

Kush është i vdekuri, trupi i të cilit po qëndron në QKUK qe tetë ditë

Gazeta Express

17/01/2020 14:08

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur para disa ditësh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trupi i një burri që kishte vdekur para tetë ditësh në QKUK, saktësisht më 9 janar, është dërguar në IML për obduksion dhe ka mbetur aty.

Lexo Edhe:

Mirëpo, dërgimi dhe mbajtja në këtë vend, nuk lidhet me ndonjë dyshim rreth vdekjes së tij. Reporteri.net merr vesh se nuk është paraqitur askush për ta marrë dhe ky trup është i një serbi.

Policia e Kosovës e ka treguar se që nga 9 janari nuk është paraqitur asnjë person apo familjar i tij në spital, mirëpo nuk ka dhënë detaje për identitetin.

Ndërkohë, gazeta ka provuar të flasë me shefin e IML, Arsim Gërxhaliu, por ai nuk është përgjigjur në thirrje. Sidoqoftë, burimet brenda QKUK-së kanë konfirmuar se bëhet fjalë për trupin e një serbi.

Ndryshe, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka në menaxhim edhe morgun, ku mbahen trupat e të vdekurve në raste të tilla.