string(64) "kush-eshte-giovanni-battista-re-dekani-i-kolegjit-te-kardinaleve"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 12:23

Kush është Giovanni Battista Re, Dekani i Kolegjit të Kardinalëve?

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 12:23

Pas funeralit të Papa Françeskut muajin e kaluar, Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re, thirri kardinalët në Vatikan për të zgjedhur Papën e ri – procesi i njohur si konklava.

Re kryeson Meshën që po kremtohet këtë mëngjes në Bazilikën e Shën Pjetrit përpara zgjedhjes së Papës së ri. Ai gjithashtu drejtoi funeralin e Papës, transmeton Telegrafi.

Re lindi më 30 janar 1934 në komunën italiane të Bornos, në Breshia. Sipas biografisë së tij në Vatikan, 91-vjeçari mban një doktoratë në të drejtën kanonik nga Universiteti Papnor Gregorian në Romë dhe u shugurua prift në vitin 1957.

Më pas ai hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë, gjatë të cilit u dërgua në Panama dhe Iran. Në vitin 2001, Papa Gjon Pali II e shpalli atë kardinal.

Ai u zgjodh dekan i Kolegjit të Kardinalëve në vitin 2020, dhe Papa Françesku ia zgjati mandatin në shkurt të këtij viti.

Ai mori pjesë në konklavën e prillit 2005, e cila zgjodhi Papa Benediktin XVI dhe në konklavën e marsit 2013, e cila zgjodhi Papa Françeskun.