Kush është Armend Zemaj, ministri që pritet ta udhëheqë shëndetësinë - Gazeta Express
string(66) "kush-eshte-armend-zemaj-ministri-qe-pritet-ta-udheheq-shendetesine"

Gazeta Express

03/06/2020 8:44

Kush është Armend Zemaj, ministri që pritet ta udhëheqë shëndetësinë

Gazeta Express

03/06/2020 8:44

Armend Zemaj është propozuar nga partia e tij, LDK, për ta udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Zemaj vjen nga komuna e Deçanit dhe është deputet i LDK-së që nga viti 2008. Ai është jurist me profesion dhe mban titullin master në shkencat juridike në Universitetin e Prishtinës.

Lexo Edhe:

Më poshtë mund ta gjeni një biografi të tij e cila është e publikuar në platformën Wikipedia:

Armend Zemaj ka lindur më 13 shtator 1976 në Deçan, Kosovë është deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës që nga viti 2008.

Është Jurist i diplomuar si dhe është diplomuar në shkallën e tretë, master i shkencave juridike, drejtimi: juridiko-ndërkombëtare, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Nga viti 2004 -2007 ka punuar në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa si udhëheqës i Divizionit për Huazime Publike me Jashtë, Menaxher për Planifikim dhe Analiza si dhe Menaxher për trajnime dhe zhvillime në MEF.

Ka kryer edhe trajnime dhe programe profesionale si: Programi për Trajnim dhe Zhvillim në Universitetin Amerikan në Kosovë financuar nga Bearing Point Program(USAID), Shkollen Politike të Prishtinës (PIPS) me program nga Këshilli i Evropës në Strasburg, Shkollën për Integrime Europiane e finacuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) si dhe shumë trajnime profesionale nga fusha e drejtësisë dhe të fushës financiare.

Zemaj është i martuar dhe ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë. Përveç gjuhës amtare flet gjuhën angleze dhe serbo-kroate.