Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri - Gazeta Express
string(84) "kush-eshte-ai-jennifer-aniston-shfaqet-per-here-te-pare-publikisht-me-partnerin-e-ri"

Yjet

Gazeta Express

10/09/2025 20:26

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Yjet

Gazeta Express

10/09/2025 20:26

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur për herë të parë publikisht me partnerin e saj të ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur për herë të parë publikisht me partnerin e saj të ri, Jim Curtis. Ai e shoqëroi yllin e kinematografisë në premierën e sezonit të katërt të serialit të njohur, “The Morning Show”.

“People” shkruan se ngjarja u mbajt një ditë më parë, më 9 shtator, në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork. 56-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi elegant dhe të ngushtë.

Ajo u fotografua me kolegët e saj të kastit, Reese Witherspoon, Billy Crudup dhe Mark Duplass.

Ndërkohë partneri i saj, i cili punon si life coach, ishte gjithashtu i pranishëm në event dhe shihej duke e ndjekur me buzëqeshje nga anash, duke e mbështetur.

Kjo paraqitje publike e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi Aniston e la të kuptohej lidhjen në rrjetet sociale. Të dielën, më 7 shtator, aktorja ndau në profilin e saj në “Instagram” një seri prej 18 fotografish nga vera, me mbishkrimin:

“Faleminderit, verë”.

Ndër to ishte edhe një foto me perëndimin e diellit, ku shihej pjesërisht koka e një burri që besohet të jetë Jim Curtis. Aniston nuk e kishte etiketuar në postim, por fansat e interpretuan menjëherë si një “konfirmim të heshtur” të lidhjes së tyre.