Kush është 16-vjeçarja që po cilësohet si "mbretëresha" e “Tik Tok”? - Gazeta Express
string(63) "kush-eshte-16-vjecarja-qe-po-cilesohet-si-mbreteresha-e-tik-tok"

Gazeta Express

24/11/2020 11:45

Kush është 16-vjeçarja që po cilësohet si “mbretëresha” e “Tik Tok”?

Gazeta Express

24/11/2020 11:45

Nuk jam e përsosur, por e pranoj veten kështu si jam!”, kështu deklaroi Charli D’Amelio, një vajzë amerikane 16-vjeçare në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon në mars të këtij viti.

E pas kësaj “jopërsosmërie” u dashuruan të gjithë dhe sot Charli është një nga vajzat më të famshme në botë dhe njëkohësisht personi më i ndjekur në TikTok.

Lexo Edhe:

Ndonëse është vetëm 16 vjeç, Charli ka arritur mbi 100 milionë ndjekës në këtë aplikacion duke thyer edhe një super rekord, pasi që askush deri më sot nuk numëron kaq shumë ndjekës në këtë aplikacion.

View this post on Instagram

A post shared by charli d’amelio (@charlidamelio)

Sigurisht, fama e saj u rrit gjatë pandemisë, pasi izolimi çoi vëmendjen e të gjithëve drejt TikTokut.

Charli poston vazhdimisht video së bashku me motrën e saj Dixie, kështu duke marrë miliarda pëlqime.

Dy motrat tani punojnë me UNICEF-in në një lëvizje kundër dhunës kibernetike.

 Në listën e të ardhurave të shtatë personave të famshëm në “TikTok”, të publikuar më 7 gusht nga “Forbes”-i, Charli D’Amelio u radhit në vendin e dytë, me të ardhura vjetore prej 4 milionë dollarësh, ndërsa motra e saj Dixie D’Amelio në vendin e tretë me 2.9 milionë dollarë.

Kujtojmë se dy motrat ishin pjesë e “Hype House” një grup prej 20 “Tik Tokësh” që punojnë bashkë për të publikuar sa më shumë video në “Tik Tok”.