Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Sali Berisha: Ishte kurth! Nuk ishin nga brenda PD, ja kush e bëri - Gazeta Express
string(99) "kush-e-nxori-ne-prite-azem-hajdarin-sali-berisha-ishte-kurth-nuk-ishin-nga-brenda-pd-ja-kush-e-beri"

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Sali Berisha: Ishte kurth! Nuk ishin nga brenda PD, ja kush e bëri

Gazeta Express

28/09/2020 22:58

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘’Opinion’’ ka akuzuar drejtpëdrejt ish-kreun e SHISH, Fatos Klosin si personin që e nxorri në pritë Azem Hajdarin.

Berisha thotë se në pritë Hajdarin nuk e nxorën njerëz brenda PD dhe as njerëz të afërt, por ish-kryeministri rrëfen se si i erdhi lajmi.

Lexo Edhe:

Sipas tij, një militant në zyrë i erdhi dhe i tha figurativisht e ‘vrava’ Azem Hajdarin. Berisha kuptoi se në të vërtetë nuk kishte qëlluar ai por erdhi për ta njoftuar.

Më tej Berisha thekson se vrasjen e organizoi dhe e serviri pikërisht ish- Shërbimi Informativ Kombëtar.

PYETJA: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin nga selia e PD?

SALI BERISHA: Në pritë, po të ë pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi. Kurth. Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha e ‘vrava’ Azem Hajdarin. Ishte i sfazuar. Më mori në telefon filani e më tha.

Po kjo nuk qëllon i thashë, ti s’ke vra se nuk e ke qëlluar ti. Ky ishte sigurisht një militant i PD që më njoftoi. Por kurthin e organizoi, e serviri Shërbimi. Kishte një radio të shërbimit, jo të Policisë. Radio e Shërbimit Informativ. Nga makina që u qëllua.

Atëhere thurrën një lajm të tillë, dhe ky lajm i shkoi Azemit.

PYETJA: Pse doli?

SALI BERISHA: Si të të vijë, jam dakord që ishte kujdesshëm. Ai mendoi se çfarë mund të ishte kjo. Ai mund të nxirrte bodyguardët. Por bëri një vlerësim të gabuar.

Absolutisht jo. Nuk e bënë nga brenda PD. S’besoj të ketë qenë telefonatë e të afërmve. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda, dhe nuk e kam ndjekur mbrapa konkretisht ky problem. Telefoni, vrasësit normale që do merrnin telefonin.