string(110) "kush-e-meriton-super-topin-e-arte-cmim-i-vecante-qe-do-ti-ndahet-lojtarit-me-te-mire-te-tri-dekadave-te-fundit"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 14:21

Kush e meriton “Super Topin e Artë”, çmim i veçantë që do t’i ndahet lojtarit më të mirë të tri dekadave të fundit?

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 14:21

Magazina “France Football” së fundmi ka pyetur se kush meriton të kurorëzohet me çmimin e veçantë “Super Topi i Artë”.

Ky trofe prestigjioz është mjaft ekskluziv dhe i rrallë në futboll, i dhuruar nga magazina franceze “France Football” për lojtarin më të mirë në tri dekadat e fundit (30 vjet), i bazuar në arritjet e jashtëzakonshme të lojtarëve gjatë karrierave të tyre të suksesshme.

Për dallim prej Topit të Artë, i cili ndahet çdo vit për lojtarin me paraqitjet më të mira brenda një sezoni, “Super Topi i Artë” ishte dhuruar vetëm një herë.

Më saktëaisht, më dhjetor të vitit 1989 dhe i ishte ndarë legjendës së Real Madridit, Alfredo Di Stéfano, për ta kujtuar dhe festuar 30 vjetorin e revistës “France Football”, përcjell “Gazeta Express”.

Çmimi vendoset nga votat e panelit të gjykimit të revistës “France Football”, nga ish-fituesit e Topit të Artë dhe nga lexuesit/fansat. /Gazeta Express