string(80) "kush-do-ta-mbaje-numrin-9-e-kush-10-ne-fanelle-tek-reali-ne-edicionin-e-ardhshem"

Futboll

Gazeta Express

27/05/2025 15:40

Kush do ta mbajë numrin 9 e kush 10 në fanellë tek Reali në edicionin e ardhshëm?

Futboll

Gazeta Express

27/05/2025 15:40

Pas 13 vjetësh, 28 trofesh dhe një Topit të Artë, Luka Modric po largohet nga Real Madridi.

Mesfushori kroat do të luajë edhe në Botërorin e Klubeve me “Los Blancos” para se ta nisë një fazë të re të karrierës së tij.

Një lamtumirë që është e qartë se do të lërë zbrazëtira, kur dihet se çfarë lideri ishte 39 vjeçari, brenda fushës dhe në dhomat e zhveshjes.

Një ndryshim që do të sjell risi të mëdha: fanella me numër 10 do ta ketë një tjetër pronar.

Sipas informacioneve të sjella nga emisioni “El Chiringuito”, do të jetë Kylian Mbappe ai që do ta marrë numrin e deritashëm të ish-futbollistit të Tottenhamit, përcjell “Gazeta Express”.

“Ideja e Real Madridit është që t’ia ofrojë numrin 10 Kylian Mbappes. Nuk e ka kërkuar ai, nuk është një zgjedhje e tij. Është një strategji e menduar mirë pasi Mbappe e mban numrin 10 në Kombëtaren e Francës dhe kjo ka shumë sens”, deklaroi gazetari sportiv, Edu Aguirre, mjaft i afërt me ambientin e Realit.

Por, Mbappé nuk është kandidati i vetëm.

Edhe Jude Bellingham, një tjetër lojtar me peshë tek “Los Blancos”, i cili aktualisht e mban numrin 5, mund të konsiderohet me mundësi për ta marrë 10-shin e Modricit.

Endrick, ndërkohë, mund ta marrë numrin 9, të cilin në këtë sezon e mbajti fituesi i Këpucës së Artë për edicionin 2024/25. /Gazeta Express