Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Trump: Ka disa kandidatë të mirë - Gazeta Express
string(82) "kush-do-e-zevendesoje-udheheqesin-suprem-te-iranit-trump-ka-disa-kandidate-te-mire"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 10:11

Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Trump: Ka disa kandidatë të mirë

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 10:11

Pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei në një operacion të përbashkët SHBA-Izrael, presidenti Donald Trump deklaroi se ekzistojnë disa “kandidatë të mirë” për të marrë drejtimin e Iranit.

Në një intervistë telefonike për CBS News, Trump u shpreh se ka ide të qartë se kush po i merr aktualisht vendimet në Teheran pas vdekjes së liderit suprem, por refuzoi të zbulojë detaje.

“E di saktësisht kush është, por nuk mund t’jua them”, tha ai.

I pyetur nëse ka një person specifik që do të donte ta shihte në krye të Iranit, presidenti u përgjigj:

“Po, mendoj se po. Ka disa kandidatë të mirë”.

Megjithatë, ai nuk dha informacione të mëtejshme mbi identitetin e këtyre kandidatëve apo mbi mënyrën se si mund të zhvillohet tranzicioni i pushtetit në Iran, ndërsa situata politike në vend mbetet e paqartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement