Kush do e hapë Konferencën e Donatorëve ‘Bashkë për Shqipërinë’, gjithçka pritet të ndodhë të hënën në Bruksel - Gazeta Express
string(107) "kush-do-e-hape-konferencen-e-donatoreve-bashke-per-shqiperine-gjithcka-pritet-te-ndodhe-te-henen-ne-bruksel"

Kush do e hapë Konferencën e Donatorëve ‘Bashkë për Shqipërinë’, gjithçka pritet të ndodhë të hënën në Bruksel

Gazeta Express

14/02/2020 23:31

Ditën e hënë, më 17 shkurt, do të zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa u shkatërruan qindra ndërtesa, duke lënë pas një dëm të përllogaritur në rreth 1 miliard euro.

“News24″ mëson se Konferenca do të hapet nga Presidentja e Komisionit të Evropës, Ursula Von der Leyen, së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, në orën 14:30.

Lexo Edhe:

Më pas, do të ketë një prezantim nga komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarčič, për reagimin fillestar të emergjencës dhe për vlerësimin e nevojave pas tërmetit.

Ndërkohë, në orën 16:30 do të nisë seanca e donatorëve, e cila do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Olivér Várhelyi. Ndërsa në orën 18:45, pritet të ketë një konferencë nga Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama.