Dje faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova konfirmoi se edicioni i tretë i realit show-t do të nisë të premten, më datë 18 tetor.
Deri më tani është zbuluar njëri prej opinionistëve, i cili është Milaim Zeka, ndërsa emri tjetër që aludohet është ai i Einxhel Shkirës.
Sakaq ditën e sotme është bërë me dije se kush do të jetë moderator i “Big Talk Kosova”. Sipas Telegrafit, ‘Big Talk 3’ do të drejtohet nga Diellza Daka.
Dy vitet e kaluara ky program është moderuar nga Elita Rudi dhe Mbresa Hajrullahu.