Kusari: RTK’së mund t’i transferohen mjetet, por duhet vullnet politik nga kryeministri - Gazeta Express
string(83) "kusari-rtkse-mund-ti-transferohen-mjetet-por-duhet-vullnet-politik-nga-kryeministri"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 13:02

Kusari: RTK’së mund t’i transferohen mjetet, por duhet vullnet politik nga kryeministri

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 13:02

Juristja e Mediave, Flutura Kusari, ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën financiare në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), duke paralajmëruar rrezik që punëtorët e këtij institucioni të mos paguhen në fund të muajit korrik.

Sipas Kusarit, meqë nuk ka Komision për Financa, fondet mund të transferohen me vendim të kryeministrit.

“RTK-së i transferohen mjete financiare dy herë në vit. Procedura është që RTK përgatit raport gjashtë mujor për shpenzimet e bëra dhe shpenzimet e planifikuara, e dërgon në Komisionin për Financa në Kuvend. Komisioni i aprovon dhe dërgon kërkesë në thesar për transferim të mjeteve”, tha Kusari në një postim në Facebook.

Duke kujtuar situata të ngjashme nga e kaluara, Kusari thotë se krizat janë evituar në dy mënyra,  me vendim të komisionit për financa, edhe pa debat dhe miratim formal dhe me vendim të veçantë të kryeministrit.

Tutje sipas saj, transferimi i mjeteve mund të ndodhë por për këtë duhet vullnet politik nga kryeministri.

Ndërkaq, Sindikata e puntorëve të RTK-së  gjatë të martës ka paralajmruar që nëse deri më datën 5 gusht institucionet përgjegjëse nuk i alokojnë mjetet për RTK-në, me 6 gusht do të protestojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement