Kusari: RTK-ja të ndërmarrë menjëherë veprime disiplinore ndaj Mentor Shalës - Gazeta Express
string(75) "kusari-rtk-ja-te-ndermarre-menjehere-veprime-disiplinore-ndaj-mentor-shales"

Instant

Gazeta Express

18/06/2021 15:55

Kusari: RTK-ja të ndërmarrë menjëherë veprime disiplinore ndaj Mentor Shalës

Instant

Gazeta Express

18/06/2021 15:55

Juristja e mediave, Flutra Kusari ka reaguar ndaj zëvendësdrejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, pasi ai i është drejtuar me një gjuhë të papranueshme ndaj deputetes së listës ‘Guxo’, Doarsa Kica-Xhelili.

Kica-Xhelili në një intervistë gjatë mbrëmjes së djeshme e kishte përmendur atë, si zyrtar të RTK-së, ndërsa Shala përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim.

Lidhur me këtë, Kusari përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që RTK-ja të ndërmarrë menjëherë veprime disiplinore ndaj Mentor Shalës.

“RTK-ja duhet të ndërmarrë veprime disiplinore ndaj Mentor Shalës. Menjëherë”, ka shkruar Kusari.