Kusari pas deklaratave të Muratit: Mos bini pre e propagandes anti-gjyqësor, shpifja nuk do të kriminalizohet - Gazeta Express
string(107) "kusari-pas-deklaratave-te-muratit-mos-bini-pre-e-propagandes-anti-gjyqesor-shpifja-nuk-do-te-kriminalizohet"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 7:34

Kusari pas deklaratave të Muratit: Mos bini pre e propagandes anti-gjyqësor, shpifja nuk do të kriminalizohet

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 7:34

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se do ta ketë mision që në ndryshim-plotësimin e radhës të Kodit Penal, shpifja të përfshihet si vepër penale.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në profilin e tij në Facebook, si reagim ndaj kreut të OVL e UÇK’së, Hysni Gucatit, pas një akuze të tij rreth familjarëve të Muratit.

Lidhur me këtë deklaratë të Muratit ka reaguar juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari.

Kusari thotë se shpifja është e rregulluar me legjislacion civil në Kosovë. Ajo tutje thotë se gjyqtarët tanë janë duke i trajtuar lëndët e shpifjes me profesionalizëm të lartë dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Çdo person që shpifë duhet të paguajë kompenzim dëmi. Shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me legjislacion civil në Kosovë! Nëse dikush pretendon që na kthen me dakada prapa, e ka shumë gabim dhe koha do të dëshmojë që e ka gabim. Si person që rregullisht i lexoj aktgjykimet për shpifje, ju siguroj që gjyqtarët tanë janë duke i trajtuar lëndët e shpifjes me profesionalizëm të lartë dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, ka deklaruar ajo.

Kusari ka thënë se shpifja nuk do të kriminalizohet.

“Mos bini pre e propagandes anti-gjyqësor, hini dhe lexoni aktgjykimet online dhe binduni.Shpifja nuk do të kriminalizohet”, ka shkruar Kusari.

Reagimi:

Çdo person që shpifë duhet të paguajë kompenzim dëmi.

Shpifja është dhe do të mbetet e rregulluar me legjislacion civil në Kosovë!

Nëse dikush pretendon që na kthen me dakada prapa, e ka shumë gabim dhe koha do të dëshmojë që e ka gabim.

Si person që rregullisht i lexoj aktgjykimet për shpifje, ju siguroj që gjyqtarët tanë janë duke i trajtuar lëndët e shpifjes me profesionalizëm të lartë dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Mos bini pre e propagandes anti-gjyqësor, hini dhe lexoni aktgjykimet online dhe binduni.

Shpifja nuk do të kriminalizohet!