Kusari: Murati po i fton votuesit t'i përndjekin e ngacmojnë gjykatësit e Supremes pas vendimit të fundit - Gazeta Express
string(103) "kusari-murati-po-i-fton-votuesit-ti-perndjekin-e-ngacmojne-gjykatesit-e-supremes-pas-vendimit-te-fundit"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:23

Kusari: Murati po i fton votuesit t’i përndjekin e ngacmojnë gjykatësit e Supremes pas vendimit të fundit

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:23

Juristja Flutura Kusari tha se duke i përmendur me emër dhe mbiemër gjykatësit e Gjykatës Supreme që e shfuqizoi vendimin për arkat fiskale, Hekuran Murati po i fton votuesit që “t’i targetojnë, përndjekin dhe ngacmojnë (sidomos online) gjykatësit”.

“Përmendja me emër dhe mbiemër e gjykatësve të Supremes për shkak të vendimarrjes së tyre (shumë të drejtë) është ftesë nga ana e Hekuran Muratit që votuesit e tyre online t’i targetojnë, përndjekin dhe ngacmojnë (sidomos online) gjykatësit”, shkroi Kusari në një postim në Facebook.

Kjo “strategji e VV-së e cytjës së turmës që të ngacmojnë online këdo që nuk iu përshtatet qejfit të tyre, të cilën shumë prej nesh e kemi përjetu dhe e përjetojmë”, Kusari tha se “është e dështuar por dëm bën”.

Supremja e konsideroi mbajtjen e postit të ministrit të Financave dhe atë të deputetit nga Murati si të paligjshëm dhe kundërkushtetues.

“VV-së dhe qeverisë ua rikujtoj që duhet të sillen në raport me gjyqësorin sipas standardeve të Këshillit të Europës e jo sipas stilit alla Viktor Orban”, shkroi Kusari.

Ajo tha se “aktualisht mbrojtësit më të mëdhenjë të demokracisë në vend janë mediat dhe gjyqësori”.

“Rekomandimi CM/REC(2010)12 i Këshillit të Europës për gjykatësit: pavarësia, efikasiteti dhe përgjegjësitë, në paragrafin 18 e parasheh këtë standard: “Nëse komentohen vendimet e gjyqtarëve, ekzekutivi dhe legjislativi duhet të shmangin kritikën që do të nënvlerësonte pavarësinë apo besimin në gjyqësor. Ata [ekzekutivi dhe legjislativi] poashtu duhet të shmangin veprimet të cilat mund të vënë në pikëpyetje vullnetin e tyre për të zbatuar vendimet e gjykatësve, përveç që mund të shprehin qëllimin e tyre për të apeluar vendimin””.