Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka propozuar në këtë takim me liderët e partive politike për ta hedhur në votim çështjen e asaj se si duhet të procedohet tutje, pra për mënyrën e votimi.
Ajo ka thënë se as këtë ofertë nuk e kanë pranuar partitë opozitare.
“Kam dhënë propozim që të paktën, të kthehemi një hap mbrapa dhe të pyesim seancën për mënyrën e votimit. S’e pranuan as këtë. Pse kjo qasje tyre, s’ka as sqarim logjik, e as politik. Kjo formë e kjo situatë nuk sjell ndjesi të mirë. Pakënaqësitë janë në rritje”, ka thënë Kusari-Lila.
Dy zgjidhjet e tjera nga VV, kanë qenë procedimi me votim të fshehtë, ose rrëzimi i votimit të fshehtë, me kusht që votohet Haxhiu për kryetare të Kuvendit./Express/