Kusari-Lila takon ambasadorin austriak: Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian - Gazeta Express
string(114) "kusari-lila-takon-ambasadorin-austriak-austria-mbetet-nje-partner-jetik-ne-rrugetimin-tone-demokratik-dhe-evropian"

Lajme

Gazeta Express

31/10/2024 12:50

Kusari-Lila takon ambasadorin austriak: Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian

Lajme

Gazeta Express

31/10/2024 12:50

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer.

Në takim është diskutuar pos tjerave edhe për zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka bërë të ditur Kusari-Lila përmes një postimi në “X”.

“Theksuam stabilitetin e mandatit tonë të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe angazhimin tonë për reforma. Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian”, ka shkruar ajo.