Kusari-Lila: Na duhen edhe nëntë nënshkrime që të thirret seanca për rrëzimin e qeverisë - Gazeta Express
string(87) "kusari-lila-na-duhen-edhe-nente-nenshkrime-qe-te-thirret-seanca-per-rrezimin-e-qeverise"

Kusari-Lila: Na duhen edhe nëntë nënshkrime që të thirret seanca për rrëzimin e qeverisë

Gazeta Express

13/08/2020 18:48

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deri tash i kanë mbledhur 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Ajo ka thënë se presin edhe nga PDK si parti opozitare që ta mbështesë këtë nismë të tyre.

Lexo Edhe:

“Janë 31 nënshkrime nga LVV, por duhet 40 për të thirrur seancën dhe 61 për të kaluar mocioni. Në këto rrethana varet shumë nga pozicioni i partive të tjera. Mund të ketë vota nga LDK. Është PDK, që sikur po deklarojnë që janë opozitë, atëherë nuk do të ishte problem inicimi i mocionit – thirrja e seancës”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosovë.

Ajo ka thënë se PDK-së nuk po i kërkojnë partneritet për bashkëqeverisje.

“Nëse janë për rrëzimin e Qeverisë aty jemi. Nuk është diskutim për bashkëqeverisje por për dhënien e mundësisë së sovranit se kush duhet të qeverisë”.