Kusari-Lila konfirmon: Nesër konstituohet Kuvendi me Albulena Haxhiun kryetare, do të kemi edhe Qeverinë Kurti 3 - Gazeta Express
string(110) "kusari-lila-konfirmon-neser-konstituohet-kuvendi-me-albulena-haxhiun-kryetare-do-te-kemi-edhe-qeverine-kurti-3"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 23:55

Kusari-Lila konfirmon: Nesër konstituohet Kuvendi me Albulena Haxhiun kryetare, do të kemi edhe Qeverinë Kurti 3

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 23:55

Mimoza Kusari-Lila, e cila në legjislaturën e kaluar ishte shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, ka konfirmuar mbajtjen e dy seancave të Kuvendit të mërkurën, njëra për konstituimin e Kuvendit dhe tjetra për votimin e Qeverisë Kurti 3.

Kusari -Lila deklaroi se “nuk ka dyshime” që Albulena Haxhiu do të jetë kandidate dhe kryetare e re Kuvendit të Kosovës.

“Besoj që s’ka dyshime që do të jetë  kandidate dhe Kryetare e Kuvendit”.

“Plani është që data 11 shkurt Republikës së Kosovës t’ia japë legjislaturën e dhjetë dhe Qeverinë Kurti 3 me mandat 4 vjeçar”, tha ajo.

 Seanca e së mërkurës për konstituimin e Kuvendit është caktuar për në orën 17:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement