Kusari-Lila: Gjykata tregoi se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues - Gazeta Express
string(110) "kusari-lila-gjykata-tregoi-se-konstituimi-i-kuvendit-nuk-eshte-ceshtje-vullneti-politik-por-detyrim-kushtetues"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 23:31

Kusari-Lila: Gjykata tregoi se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 23:31

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, si partnere nga partia Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth situatës në Kuvend.

Ajo ka thënë se ky aktgjykim tregon se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues.

Tutje, ajo thotë se aktgjykimi obligon pjesëmarrjen dhe votimin në proces.

Postimi i plotë:

Me të gjitha kufizimet evidente për trajtim përmbajtësor të kërkesës së deputetëve nënshkrues, drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procesin e votimit në seancën konstituive, vendimi i Gjykatës në thelb rithekson se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues. Çdo vonesë e mëtejme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 66 të Kushtetutës.

Interpretimet e partive opozitare se gjoja është hedhur poshtë votimi i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese — edhe sikur të ishin të sakta (e nuk janë) — nuk e justifikojnë mungesën në votimin e hapur për Komisionin zgjedhor. Ai votim është i hapur dhe, sipas vendimit të Gjykatës, pjesëmarrja në votim është obligim kushtetues.

Andaj, të nderuar deputetë: mos vazhdoni me shkelje të Kushtetutës, por merrni pjesë në votim.

Nesër, në ora 11:00, ne do të jemi aty — të gatshëm për votim dhe përmbyllje të seancës konstituive.

Koha e mosjesëmarrjes në votim mbaroi — tani është koha për votim dhe përgjegjësi serioze ndaj Republikës dhe Kushtetutës.