Kusari-Lila flet për reagimin që ia bëri Lajçakut: Komenti i tij me të vërtet është skandaloz - Gazeta Express
string(92) "kusari-lila-flet-per-reagimin-qe-ia-beri-lajcakut-komenti-i-tij-me-te-vertet-eshte-skandaloz"

Kusari-Lila flet për reagimin që ia bëri Lajçakut: Komenti i tij me të vërtet është skandaloz

Gazeta Express

23/06/2021 22:56

U.d e Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari I pati ka reaguar Emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak lidhur me deklaratën për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kusari i ka thënë Lajçakut që nëse nuk i pëlqen puna e tij ndoshta duhet të shkosh diku tjetër.

Kusari në emisionin ‘Dpt te Fidani’ në T7 tha se komenti i Lajçakut rreth liberalizimit të vizave për Kosovën është skandaloz në rrafshin diplomatik, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Komenti i tij me të vërtet është skandaloz në rrafshin diplomatik. Të dëgjosh nga ai që nëse s’të pëlqen nga BE-ja shkoni ku të doni është si të heqësh dorë nga detyra që ka”, tha ajo.

Kusari thotë se nuk ka marrë ndonjë kundërpërgjigje nga Lajçak.

“Nuk kemi pasur asnjë kundërpërgjigje”.

Ndryshe, Miroslav Lajçak në një konferencë për media ka deklaruar se nëse Kosova nuk i beson BE-së le të shkojë diku tjetër, ndërsa Kusari ka thënë se kjo deklaratë e diplomatit sllovak është arrogante.