Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 23:29

Kusari flet për sloganin “Shka boni Mimoza për Gjakovën”

Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 23:29

Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kritikat për punën e saj si kryetare e komunës së Gjakovës erdhën shumë herët.

Kusari shërbeu si kryetare e Gjakovës nga viti 2013 deri në vitin 2017.

“Njerëzit presin shumë nga qeveria e re”, thotë Kusari.

“Ishte koha kur unë sapo fillova punën si kryetare në Gjakovë, dhe pasi AKR nuk kaloi pragun në zgjedhjet parlamentare, erdhi ai slogani ‘Shka boni Mimoza për Gjakovën”, thotë ajo.

“Besoj që nuk ishte e drejtë, pasi koha dëshmoi që ishte shumë herët në mandatin tim dhe unë kisha shumë punë për të bërë. Ndryshimi nuk ndodh brenda natës. As me qeverinë nuk është e njëjtë”

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja përfundon “koalicioni i shpresës”. Njerëzit nuk do të besojnë më në ndryshim”, shtoi ajo./Express/