Mimoza Kusari-Lila e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka konfirmuar se e propozuar për kryetare të Kuvendit do të jetë sërish Albulena Haxhiu.
“Po besoj që edhe e propozuar edhe Kryetare e Kuvendit”, tha ajo para gazetarëve.
Pas zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar me dhjetëra herë Haxhiun për kryeparlamentare, por atëherë ajo s’kishte marrë mbështetjen e nevojshme.
Këtë seancë, në të cilën Vetëvendosje shkon me më shumë deputetë dhe pritet t’i ketë numrat për formim të institucioneve.