Kurz i ofron mbështetje Kosovës për liberalizimin e vizave - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/01/2021 17:16

Kurz i ofron mbështetje Kosovës për liberalizimin e vizave

Lajme

Gazeta Express

27/01/2021 17:16

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, Sebastian Kurz.

Në takimin virtual u bisedua për zhvillimet aktuale politike.

Hoti me Kancelarin Kurz bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku mori mbështetjen e tij për vazhdimin e punës në mirëmbajtjen e kritereve të plotësuara për liberalizim në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës sa më parë të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Ndërsa, me kërkesë të Kryeministrit Hoti, Kancelari Kurz konfirmoi se Austria do të konsiderojë vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza.

Kryeministri Hoti dhe Kancelari Kurz, vlerësuan lart marrëdhëniet midis dy vendeve duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes bilateral.