Kurtit nuk i besohet që do të votohet Qeveria Hoti, pas mbledhjes thotë: Vazhdojmë... - Gazeta Express
string(80) "kurtit-nuk-i-besohet-qe-do-te-votohet-qeveria-hoti-pas-mbledhjes-thote-vazhdojme"

Gazeta Express

03/06/2020 11:08

Kurtit nuk i besohet që do të votohet Qeveria Hoti, pas mbledhjes thotë: Vazhdojmë…

Gazeta Express

03/06/2020 11:08

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar ka bërë të ditura vendimet që janë ndërmarrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë në fund të këtij reagimi, Kurti ka thënë se do të vazhdojë edhe më tej, edhe përkundër faktit që tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për organizimin e seancës ku pritet të votohet Qeveria e Avdullah Hotit të LDK-së, raporton Express.

Lexo Edhe:

LDK-ja do të provojë që qeverinë e re ta krijojë pas një koalicioni me AAK-në dhe Nismën, derisa ende nuk dihet nëse i ka 61 vota për krijimin e institucioneve të reja.

Haxhi Shala i Nismës ende nuk dihet nëse do të votojë, derisa ka pikëpyetje edhe brenda LDK-së.

Njoftimi i plotë i Kurtit:

Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:

U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:

– z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,

– znj. Nora Ibishaga, drejtore,

– z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe

– z. Edin Hajdarpasic, drejtor.

Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Vazhdojmë…