string(124) "kurtit-i-pelqen-ti-shkojne-pas-kamerat-por-jo-edhe-te-flase-per-shoqerim-deri-te-hyrja-e-qeverise-sot-e-zgjodhi-arben-vitine"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 12:03

Kurtit i pëlqen t’i shkojnë pas kamerat por jo edhe te flasë, për shoqërim deri te hyrja e qeverisë sot e zgjodhi Arben Vitinë

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 12:03

Edhe pas dështimit të 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është ndalur për media dhe nuk ka dhënë asnjë koment për situatën politike.

Kurti nga objekti i Kuvendit të Kosovës ka vazhduar për në objektin e Qeverisë së Kosovës i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sot në seancë kanë votuar vetëm 53 deputetë për formimin e Komisionit për votimin e fshehtë, vota këto të pamjaftueshme për kuorum. Kryesuesi Dehari ka ndërprerë seancën dhe ka ftuar të radhës më 2 qershor./Express/