Kurtit i lodhën meshqit, i nënshtrohet presionit ndërkombëtar dhe e lëshon bajrakun - Gazeta Express
string(82) "kurtit-i-lodhen-meshqit-i-nenshtrohet-presionit-nderkombetar-dhe-e-leshon-bajrakun"

Kurtit i lodhën meshqit, i nënshtrohet presionit ndërkombëtar dhe e lëshon bajrakun

Gazeta Express

24/11/2022 23:34

Emri i tij jehonte kudo. Me zemër e donin liderin dhe partinë.

Një mbështetje e madhe si kjo, doemos kërkon edhe fjalë të mëdha ani pse realizimi kur erdhi në pushtet, i mbeti vetëm dëshirë.

Lexo Edhe:

Pa një përgjegjësi shtetërore, liderit të mitizuar opozitar, i kishte hyrë në mendje se është mbi të gjithë.

E shfaqte këtë sa herë gjendej para mikrofonit të ndezur.

Nuk dihej atëherë po thoshte vet një gënjeshtër, por në vitin 2012, opozitari Kurti thoshte se tek ai nuk kanë vend as këshillat e miqve ndërkombëtare që ai quante presion.

Ishte kureshtar ta përjetonte nën lëkurë presionin ndërkombëtar edhe kur erdhi në pushtet.

Por lideri opozitar që para dy vitesh u bë kryeministër, duket se e kishte gjetur përgjigjen pse paraardhësit e tij në pushtet ishin shantazhuar lehtë.

E sot duket se Kurti i ka rënë pishman për këtë konstatim; dhe akuzat që u bente ish kryeministrave.

Bajrakun e të qëndruarit i pashantazhueshëm e lëshoi edhe vet zoti kryeministër.

Ai që e bëri të fortin të hënën në Bruksel, u zbut dy ditë më vonë.

Vetëm se për të mos të qenë vet fytyra e këtij dështimi, drejt kryeqendes evropiane e nisi Besnik Bislimin.

Kureshtjen për ta kuptuar se cka quajmë presion ndërkombëtar Kurti tashmë nuk e ka; e përjetoi edhe vet.

Veprimet e kryeministrit, ndonëse nuk e thonë hapur, i kanë habitur edhe ata që e shihin Kurtin si Luanin e Shqiptarisë.

Pyetjes se cka po ndodhë me Kurtin, në versionin më të mirë, mund t’i përshtatet kjo përgjigje: “M’u kanë lodh meshqit”