Kurti flet për zgjedhje me gjuhë futbolli: Shokë dhe shoqe le ta fitojë VV’ja kampionatin dhe kupën më 2025 - Gazeta Express
string(119) "kurtifletperzgjedhje-me-gjuhe-futbolli-para-aktivisteve-shoke-dhe-shoqe-le-ta-fitoje-vvja-kampionatin-dhe-kupen-me-2025"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2024 23:37

Kurti flet për zgjedhje me gjuhë futbolli: Shokë dhe shoqe le ta fitojë VV’ja kampionatin dhe kupën më 2025

Lajme

Gazeta Express

17/06/2024 23:37

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka mbajtur një tubim me aktivistë të VV’së sonte në orët e mbrëmjes. Në këtë aktvitet partiak s’kanë munguar as ministrat e qeverisë së tij përfshirë edhe ara nga Guxo Ministrja Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Kurti aty tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen vitin e ardhshëm përfshirë ato lokale derisa theksoi ambiciën për t’i fituar të dyjat.

Lexo Edhe:

Kurti s’e la pa e kthyer këtë në shembuj, përmendi klubin  futbollistik nga Suhareka, Ballkanin që fitoi Superligën e Kosovës dhe kuptën në të njëjtin vit.

Këtë Kurti po e do edhe për VV-në në vitin 2025, fitoren në parlamentare e në ato lokale. Por, për ta arritur këtë ai duhet ta mposht opozitën.

E kur është fjala për kundërshtarët kreu i VV nuk e la pa u tallur me partitë opozitare parlamentare, që sipas Kurtit “nuk mund t’i shtynë zgjedhjet në pafundësi”.

“Të dashur aktivistë e miq të Lëvizjes, gjatë 18 muajve të ardhshëm përveçse do t’i kemi zgjedhjet ardhshme lokale e do ta kremtojmë 20 vjetorin e Lëvizje VETËVENDOSJE!, por edhe ato parlamentare meqë opozita nuk mund t’i shtyjë pafundësisht. Meqë tash jemi në periudhën e emocioneve futbollistike, dhe të gjithë po shohim me shumë kënaqësi Shqipërinë tonë që i urojmë fitore në Gjermani, më lejoni ta marr një shembull nga futbolli edhe për zgjedhjet që do të jenë në vitin 2025. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli, fjala vjen Ballkanin e Suharekës. Le ta fitojë Vetëvendosja në 2025 edhe kampionatin edhe kupën. Kjo kërkon të jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, të guximshëm dhe të disiplinuar, për lojë ekipore por edhe për shkëlqim individual. Jam i sigurt që bashkë me ju, do t´ia dalim. Kosova ka nevojë për zhvillim e ndryshim sa më të shpejtë, për sovranitet e demokraci sa më të fortë, për identitet e bashkim sa më të madh, dhe këtë mision do ta realizojmë vetëm së bashku, me nder e punë”, ka thënë Kurti.

Pos Kurtit, aty foli edhe dyshi i VV-së, Glauk Konjufca, që e cilësoi subjektin politik si lëvizjën më të madhe shqiptare.

“19 vite rrugëtuam së bashku, 19 vite kaluam nëpër të gjitha vështirësitë e mundshme, nëpër plotë beteja politike dhe ja tek jemi pas 19 vitesh Lëvizja më e madhe shqiptare dhe duke shikuar sigurtë drejt fitoreve të reja. Falënderimi i parë për gjithçka të bukur që kemi arritur së bashku i takon popullit tonë të dashur e të vuajtur, të cilit ne si Lëvizje gjithmonë i qëndruam pranë por i cili po ashtu nuk na braktisi neve kurrë. Falënderimi i dytë i takon aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, atij aktivisti të thjeshtë të cilin nuk e ndali dot asnjë furtunë politike, atij aktivisti që me plotë vetëmohim dha gjithçka duke përfshirë edhe jetën e tij si Arbënori e Astriti, si Arben Xheladini dhe Mon Balaj, dhe të tjerë që dhanë gjithçka nga vetja në përpjekjen tonë të përbashkët për ta bërë Kosovën të lirë e të fuqishme”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, foli për rrugëtimin e saj me Lëvizjen Vëtëvendosje.

“Lëvizja më ka mësuar shumë, ajo të mëson se gjithçka është e mundshme, të jep shumë e të bënë pjesë të saj në betejën për ndryshimin e vendit. Kur jemi bashkë dhe qëllimin e kemi të thjeshtë: t’i shërbejmë këtij populli gjithçka bëhet e mundshme, kjo të bënë krenare të jesh pjesë e Lëvizjes për ditë. Sot përveç se kujtojmë dhe festojmë angazhimin tonë, kujtojmë dhe nderojmë ata që s’janë më me ne e që na kanë mundësuar t’i shërbejmë vendit. Bashkë me aktivistet e aktivistët Lëvizja do të ketë një jetë të gjatë në shërbim të atdheut”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Bogujevci.

Kryeministri Kurti foli për strukturimin politik të organizatës, dhe duke kujtuar vitin tjetër që do të jetë vit i zgjedhjeve por edhe vit jubilar i 20 vjetorit të Lëvizjes VETVENDOSJE!, ai u shërbye me një shembull nga futbolli për të uruar që Lëvizja VETËVENDOSJE! ta fitojë edhe kampionatin edhe kupën”, ka deklaruar ajo.

Tubimi nuk mbaroi pa thirrjet e emrit të Albin Kurtit, gjë që është karakterizuar gjatë protestave që ky subjekt politik organizonte.

Sipas Kurtit me qeverisjen e tij ka marrë kuptim edhe 17 shkurti, pavarësia e Kosovës. /Gazeta Express