Kurti: Nga dita e nesërme mund të fillojmë me një hapje e cila nuk është absolute - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

31/05/2020 19:00

Kurti: Nga dita e nesërme mund të fillojmë me një hapje e cila nuk është absolute

Lajme

Gazeta Express

31/05/2020 19:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se prej ensër fillon zyrtarisht lehtësimi i masave nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës.

“Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19”, ka thënë ai në një konferencë për medie.

“Së pari ne ju falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët edhe kur këto mase kanë qenë rigoroze, me një kulturë qytetarë të pashembullt kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe MSH-së dhe këshillat e IKSHPK-së”.

“Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze, tash nga dita e nesërme mund të fillojmë më një hapje e cila nuk është absolute”.

“Ajo çfarë po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet për moshat 0-5 vjet. Pastaj po e bëjnë organizimin për testet e arritshmërisë për klasat 9. Organizimin për testet e maturës për klasën e 12-të”.