Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re - Gazeta Express
string(85) "kurti1-i-zhvendos-nga-zyra-e-tij-kategorite-e-dala-nga-lufta-i-con-ne-ministrine-e-re"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 12:51

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 12:51

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat Çlirimtare.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo zyrë synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare.

““Duke vlerësuar lartë luftën për liri dhe pavarësi të popullit, për herë të parë vlerat e luftës çlirimtare i kemi vendosur në emërtimin e një ministrie të cilës sot do ia kalojmë një zyrë të rëndësishme. Bartja e zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të ministrisë për punë, familje dhe vlerat e luftës çlirimtare synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejtë të politikave të dala nga lufta”, tha Kurti.

Kryeministri tregoi se edhe cilat punë do t’i atribuohen kësaj zyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement