Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, sot ka pranuar titullin Alumni Nderi të Universitetit të Prishtinës.
Pas pranimit të këtij çmimi, Kurti në fjalën e tij tha se, ai e sheh vetën të afërt dhe të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e UP-së.
Ai ka thënë edhe se fati i Kosovës është i pandarë nga fati këtij universiteti.
E shoh vetën si njeri i afërt dhe i lidhur me të shkuarën, dhe po ashtu edhe të ardhmen e këtij universiteti. Universiteti e ndan historinë tonë në dy kohë, Prishtina para dhe pas universitetit të saj. Dhe po kështu fati i Kosovës është i pa ndarë nga fati i universitetit të Prishtinës. Universiteti Hasan Prishtina duhet të jetë domethënia më e madhe ndërkombëtare e jona. Është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon.