Kryeministri Albin Kurti foli në një konferencë për media edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita.
Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”, raporton Gazeta Express.
“Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.
“Unë jam i interesuar që ta mundim në zgjedhje opozitën, por jo ta zhdukim”, shtoi ai.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...