Kurti zbulon misionin ku do të angazhohet Rrahman Rama pasi u tërhoq nga pozita e komandantit të FSK-së - Gazeta Express
string(103) "kurti-zbulon-misionin-ku-do-te-angazhohet-rrahman-rama-pasi-u-terhoq-nga-pozita-e-komandantit-te-fsk-se"

Kurti zbulon misionin ku do të angazhohet Rrahman Rama pasi u tërhoq nga pozita e komandantit të FSK-së

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 18:53

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur angazhim e ri të ish-komandatit të FSK-së, Rrahman Ramës.

Kurti tha se gjenerallejtënant Rrahman Rama do të angazhohet në Qendrën Rajonale të Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve, ndryshe njihet si RACVIAC.

Lexo Edhe:

Në website-in e RACVIAC thuhet se që nga viti 2000, duke reflektuar vizionin dhe misionin e tij, RACVIAC ka promovuar vazhdimisht paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore dhe ka kontribuar më tej në ngritjen e kapaciteteve institucionale të vendeve në trajtimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë, duke rritur aftësitë e tyre qeverisëse dhe duke i mbështetur ato në zbatojnë dhe përmbushin në mënyrë efektive detyrimet dhe angazhimet e tyre që rrjedhin nga agjendat e sigurisë së BE-së dhe Euro-Atlantikut.

Tutje, Kurti tha se FSK-së i duhet nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit – Bashkim Jashari, andaj Kurti e bëri Komandant të FSK-së.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kurtit:

Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës.

Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC.