Kurti: Walker një nga miqtë më të mëdhenj tanë, ia tregoi botës të vërteten për Millosheviqin - Gazeta Express
string(91) "kurti-walker-nje-nga-miqte-me-te-medhenj-tane-ia-tregoi-botes-te-verteten-per-millosheviqin"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 22:08

Kurti: Walker një nga miqtë më të mëdhenj tanë, ia tregoi botës të vërteten për Millosheviqin

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 22:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim William Walker, ish-ambasador i OSBE gjatë luftës në Kosovë që i tregoi botës për krimet e Serbisë ndaj civilëve në Kosovë.

Për këtë, Kurti e ka cilësuar si nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Lexo Edhe:

Kjo pasi siç thotë Kurti, Walker i tregoi botës për të vërtetën e Sllobodan Millosheviqit.

“Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë. Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke dokumentuar mizoritë e ndodhura në Kosovë në vitin 1998. Kur hyri në Reçak, ai pa kufomat e 45 shqiptarëve që ishin vrarë nga forcat serbe në ky fshat. Ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur para epokës së mediave sociale, kështu që pa vullnetin dhe integritetin e njerëzve dhe organizatave si ambasadori Ëalker dhe OSBE, historia mund të kishte marrë një kthesë edhe më të rëndë. Në kohët tona më të errëta, ai i shpalli botës të vërtetën e plotë dhe të panjollosur për regjimin e Millosheviqit. Kjo është edhe arsyeja pse vepra e tij është një kontribut themelor për të drejtat e njeriut dhe përse ne ishim të nderuar ta kishim atë si mysafir special për 25 vjetorin e çlirimit tonë”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express