Kurti vjen edhe me një porosi pas infektimit me COVID-19 - Gazeta Express
string(56) "kurti-vjen-edhe-me-nje-porosi-pas-infektimit-me-covid-19"

Gazeta Express

28/10/2020 12:25

Kurti vjen edhe me një porosi pas infektimit me COVID-19

Gazeta Express

28/10/2020 12:25

Pas infektimit me koronavirus, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një porosi, shkruan Gazeta Expres.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se virusin e ka marrë seriozisht që nga fillimi, prandaj ka apeluar qytetarët që t’i mbajnë maskat dhe distancimin social.

Lexo Edhe:

“Të dashur aktivistë, miq dhe bashkëqytetarë, pasi kam provuar simptoma të lehta, unë kam rezultuar pozitiv me # COVID19 . Do të jem në vet-izolim për dy javë për të mbrojtur të tjerët. Ne e kemi marrë seriozisht këtë virus që nga fillimi, ashtu si edhe ju. #VendosniMask& Mbani # DistanciminSocial”, ka shkruar Kurti.

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për Express se gjendja shëndetësore e Kurtit është shumë e mirë.

“Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar vetë z. Kurti, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, ka deklaruar Kryeziu. /Express/