Kurti viziton në spital policin që u plagos në Veri: U operua me sukses - Gazeta Express
string(70) "kurti-viziton-ne-spital-policin-qe-u-plagos-ne-veri-u-operua-me-sukses"

Kurti viziton në spital policin që u plagos në Veri: U operua me sukses

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 16:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Republikë së Kosovës.

Ai është operuar dhe Kurti thotë se e ka kaluar operimin me sukses.

Lexo Edhe:

Kreu i Qeverisë së Kosovës thotë se me zyrtarë si Ekrem Neziri mbahet shteti dhe se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen, raporton Express.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.