Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut, ish-policit të arrestuar në Serbi: Angazhimi do të jetë maksimal deri në lirimin e tij - Gazeta Express
string(125) "kurti-viziton-familjen-e-arbnor-spahiut-ish-policit-te-arrestuar-ne-serbi-angazhimi-do-te-jete-maksimal-deri-ne-lirimin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 20:14

Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut, ish-policit të arrestuar në Serbi: Angazhimi do të jetë maksimal deri në lirimin e tij

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 20:14

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj kanë vizituar sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Në komunikatën e ZKM-së thuhet se, Kurti i ka njoftuar familjarët për përpjekjet e dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.

Po ashtu, aty thuhet se kryeministri në detyrë, familjarët i ka siguruar që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Komunikata:

Kryeministri Kurti vizitoi familjen e Arbnor Spahiut

Kamenicë, 13 qershor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe deputeten e Kuvendit, Liza Gashi, vizitoi sot familjen e Arbnor Spahiut, i cili u arrestua dhe po mbahet padrejtësisht nga autoritetet serbe prej datës 7 qershor.

Kryeministri Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë. Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.

Familjarët u shprehën mirënjohës për vizitën dhe kujdesin.