Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar aktivitetin në Qeveri duke pritur disa studentë të huaj nga disa universitete të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur Zyra Për Media e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate për media.
Kurti në këtë takim me ta ka folur për “sukseset” e Qeverisë së tij dhe “përparimin” që ka shënuar Kosova gjatë mandatit të tij.
“Kosova është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin së bashku, u shpreh kryeministri. Ai shtoi se vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike me një mesatare vjetore prej 6% në katër e fundit, si dhe Kosova arriti përparim në indekse ndërkombëtare mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut ndër të tjera”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Studentët siç njofton ZKM ishin nga Universiteti francez Sciences Po, Universiteti i Humboldt, Universiteti i Shkupit dhe Universiteti i Ri i Bullgarisë./Express/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...