Kurti udhëton për në Davos për Forumin Ekonomik Botëror - Gazeta Express
string(55) "kurti-udheton-per-ne-davos-per-forumin-ekonomik-boteror"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 16:23

Kurti udhëton për në Davos për Forumin Ekonomik Botëror

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 16:23

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) mes liderëve të shumtë nga e gjithë bota, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të hënën.

Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit hapësirën e dedikuar përfaqësuese, të quajtur “Shtëpia e Kosovës”.

Kurti thuhet se do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

Advertisement
Advertisement
Advertisement