Kurti udhëton në Mal të Zi, ZKM zbulon agjendën e tij - Gazeta Express
string(52) "kurti-udheton-ne-mal-te-zi-zkm-zbulon-agjenden-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2024 18:33

Kurti udhëton në Mal të Zi, ZKM zbulon agjendën e tij

Lajme

Gazeta Express

15/05/2024 18:33

Zyra e kryeministrit Albin Kurti njofton se Kurti ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Sonte ai do të marrë pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ndërkaq nesër do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes””, njofton ZKM.

Lexo Edhe:

Ky samit gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, po mbahet në Kotor të Malit të Zi nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, vijon njoftimi i ZKM-së.

Disa ditë më parë, Gazeta Express e ka sjellë ekskluzivisht agjendën e Samitit Rajonal të liderëve që do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Kotor të Malit të Zi. Nga Kosova, përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.