Kurti ua premtoi në fushatë, por lagjet e Fushë Kosovës pa ujë – zvarriten punimet - Gazeta Express
string(80) "kurti-ua-premtoi-ne-fushate-por-lagjet-e-fushe-kosoves-pa-uje-zvarriten0-punimet"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 20:31

Kurti ua premtoi në fushatë, por lagjet e Fushë Kosovës pa ujë – zvarriten punimet

Lajme

Gazeta Express

22/11/2025 20:31

Në lagjen “029” në Fushë Kosovë, projekti për ujësjellësin është zvarritur, qytetarët po kërkojnë zgjidhje më të shpejtë, ndërsa kompania thotë se moti i ligë ka ndikuar që punimet të ngecin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti premtoi se ky projekt i cili ishte nënshkruar në janar të 2023-ës, do të përfundojë në fillim të dhjetorit të 2025-ës..

Por zgjidhja e problemit me ujin e pijes për lagjet 028 e  029, Bardhin e Madh e Sllatinën e Madhe të Fushë Kosovë është larg finalizimit.

Punimet u ndërprenë e projekti u zvarrit, derisa janë vendosur vetëm gypat e lidhjet e ujit s’janë bërë ende.

E tek këtë të shtunë nisi të punohej sërish diçka. Por për banorët këtu gjithçka po bëhet “shkel e shko”

Ata shprehin pakënaqësi me zvarritjen e punimeve, ndërsa një banor tjetër vazhdon të gjejë mënyra alternative të furnizimit.

E gjithë lagjja shumicën e kohës vijon të jetë pa ujë.

Për krejt zvarritjen e punimeve, faji po i lihet motit të ligë. Ky është arsyetimi për televizionin prapa kamerave nga kompania “Infra Plus” që ka fituar tenderin.

Ndërsa nga KRU Prishtina thonë se vitin e kaluar kanë bërë kërkesë për punë shtesë, por nuk iu është aprovuar.

Projekti që u nënshkrua si bashkëpunim e bashkëfinancim mes komunës së Fushë Kosovës, Ministrisë së Pushtetit Lokal e asaj të Infrastrukturës është e paqartë se kur do të përfundojë.

Nga qeverisja lokale në ikje, faji po i lihet nivelit qendror që mban pushtetin në detyrë.

Televizioni kontaktuar edhe MAPL-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës, por të njëjtit ishin të paqasshëm.

VIDEO