Kurti u thirr në zgjidhje ligjore për RTK, Miftaraj: Shkelësi i ligjit po flet për ligj, i dënuari me vendim të formës së prerë - Gazeta Express
string(124) "kurti-u-thirr-ne-zgjidhje-ligjore-per-rtk-miftaraj-shkelesi-i-ligjit-po-flet-per-ligj-i-denuari-me-vendim-te-formes-se-prere"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 15:10

Kurti u thirr në zgjidhje ligjore për RTK, Miftaraj: Shkelësi i ligjit po flet për ligj, i dënuari me vendim të formës së prerë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 15:10

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur lidhur me situatën në RTK, duke thënë mes tjerash se ‘‘ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive për të gjetur zgjidhje, por ajo nuk mund të jetë zgjidhje e cila është jo-ligjore’’.

Ndaj kësaj ka reaguar Ehat Mifatarj nga IKD, duke thënë se për këtë çështje po flet ‘‘flet për ligj, shkelësi i ligjit’’.

”Albin Kurti RTK e shfrytëzon si kauze, qellim në vete me gjunjëzu mediumin publik.  Mercenarët që i ka dërgu në RTK nuk sollën rezultatet e pritura nga Kurti andaj tash pason ndëshkimi”, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi:

Albin Kurti per RTK po thote duhet nje zgjidhje ligjore.

Po flet deputeti qe po mban ne menyre te kunderligjshme poziten e deputetit dhe kryeministrit ne detyre.  Kete e ka konstatuar Gjykata Supreme. Po flet per ligj, shkelesi i ligjit.

Po flet aktivisti i VV qe eshte i denuar me vendim te formes se prere per kryerje te vepres penale.

Albin Kurti nuk e ka problem ligjin lidhur me buxhetin e RTK. 

Albin Kurti RTK e shfrytezon si kauze, qellim ne vete me gjunjezu mediumin publik.  Mercenaret qe I ka dergu ne RTK nuk sollen rezultatet e pritura nga Kurti andaj tash pason ndeshkimi.

Ky vend po shkon dëm ne mungese te prokuroreve te guximshem ne PSRK.  Sikur keta prokurore te kishin respekt per shtetin, nuk kishin leju qe te shkaterrohet ngadal gjithcka qe eshte ndertuar nga 1999 deri ne vitin 2019.

Fatkeqësisht, te njejtit prokuror qe sot jane ne keto pozita kane lejuar korrupsion endemik gjate viteve 2010-2019 e qe korrupsioni qeveritar ka kaluar ne pandemi pas vitit 2020 e deri me sot.