Kurti u takua edhe sot me Escobarin, e falendëroi SHBA-në për mbështetjen - Gazeta Express
string(73) "kurti-u-takua-edhe-sot-me-escobarin-e-falenderoi-shba-ne-per-mbveshtetjen"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 12:11

Me i fundit

Kurti u takua edhe sot me Escobarin, e falendëroi SHBA-në për mbështetjen

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 12:11

Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, Kryeministri i Albin Kurti takoi emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti ka realizuar disa takime mëngjesin e sotëm në Ohër, para se të hynte në takimet me ndërmjetësit evropianë, që pasojnë me takimin me Presidenten serb, Aleksandër Vuciq.

Lexo Edhe:

Escobari, që dje ishte në Prishtinë, gjendet në Ohër si “vëzhgues” i negociatave dhe është takuar edhe sot me Kryeministrin Kurti.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim. /Express/