Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim në zgjedhjet lokale - Gazeta Express
string(78) "kurti-u-ben-thirrje-mergimtareve-te-regjistrohen-per-votim-ne-zgjedhjet-lokale"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 18:24

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim në zgjedhjet lokale

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 18:24

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për të ardhmen e komunave në Kosovë.

“Angazhimi juaj në zgjedhjet qendrore na nxori të parët në 22 komuna cep më cep Republikës sonë. Tani, me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes sonë të mirë,” ka shkruar Kurti.

Ai kujtoi se afati për regjistrim është deri më 29 gusht dhe procesi është i lehtë e i shpejtë. Kurti u bëri apel bashkatdhetarëve që të mos e humbin mundësinë për të kontribuar me votën e tyre.

“Me votën tuaj, fitoret tona bëhen të plota,” përfundoi Kurti.

👉 Linku për regjistrim: diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter