Kryeministri Albin Kurti kujtoi fitoret në zgjedhjet parlamentare që prej tetorit 2029, ndërsa rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 28 dhjetorit 2025 e cilësoi si të shkruar nga Zoti.
Kurti tha në një mbledhje të partisë se kur LVV-ja doli e para në tetor të vitit 2016, ishte “moment historik”.
“Atë ditë thamë, doli zogu nga lëvozhga e nuk kthehet më”, tha ai.
“Në zgjedhjet e shkurtit 2021 ai zog filloi të fluturojë dhe më pas, me këtë fitoren e mbramë të dhjetorit 2025 shtriu krahët e tij mbi të gjithë Republikën duke na dhënë një mandat edhe më të fuqishëm për të vazhduar rrugëtimin tonë”, tha Kurti.
Ai tha se në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezultati ia ngjalli “figurën e Zotit me laps”.
“Kur zgjedhjet u bënë të pashmangshme, populli foli shumë qartë”, tha ai.
“Pra, jo 50%, por 51%, dhe jo 51% por 51.1%. Ky numër ta ngjallë figurën e Zotit me laps. 51.1%”, tha Kurti.