Kurti thotë "Zoti me laps", aludon se ishte e shkruar që t'i fitonte mbi 51% në zgjedhje - Gazeta Express
string(85) "kurti-thote-zoti-me-laps-aludon-se-ishte-e-shkruar-qe-ti-fitonte-mbi-51-ne-zgjedhje-1"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 16:20

Kurti thotë “Zoti me laps”, aludon se ishte e shkruar që t’i fitonte mbi 51% në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 16:20

Kryeministri Albin Kurti kujtoi fitoret në zgjedhjet parlamentare që prej tetorit 2029, ndërsa rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 28 dhjetorit 2025 e cilësoi si të shkruar nga Zoti.

Kurti tha në një mbledhje të partisë se kur LVV-ja doli e para në tetor të vitit 2016, ishte “moment historik”.

“Atë ditë thamë, doli zogu nga lëvozhga e nuk kthehet më”, tha ai.

“Në zgjedhjet e shkurtit 2021 ai zog filloi të fluturojë dhe më pas, me këtë fitoren e mbramë të dhjetorit 2025 shtriu krahët e tij mbi të gjithë Republikën duke na dhënë një mandat edhe më të fuqishëm për të vazhduar rrugëtimin tonë”, tha Kurti.

Ai tha se në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezultati ia ngjalli “figurën e Zotit me laps”.

“Kur zgjedhjet u bënë të pashmangshme, populli foli shumë qartë”, tha ai.

“Pra, jo 50%, por 51%, dhe jo 51% por 51.1%. Ky numër ta ngjallë figurën e Zotit me laps. 51.1%”, tha Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement