Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë.
Kjo pasi siç thotë Kurit, siguria është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë.
“Duke ju falenderuar bashkërendimit institucional, bashkëpunimit profesional dhe ndërveprimit operacional, nga organet e inteligjencës, sigurisë dhe drejtësisë të shtetit tonë, siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit dhe është shtuar si asnjëherë më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook, të dielën.
Tutje, ai ka thënë se “si rezultat i masave dhe veprimeve të ndërmarra është siguria është përforcuar në vazhdimësi përgjatë viteve të fundit, veçanërisht në katër komunat në veri ku problemet e sigurisë ishin me të theksuara”.
“Gjendja e sigurisë në veri ka qenë e rëndë për shkak të ndikimit dhe rolit të Serbisë por edhe masave të institucioneve të Republikës së Kosovës në të kaluarën të cilat ishin asimetrike me nivelin e kërcënimit”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express
aaaaa