Kurti thotë se Republika e Kosovës është rezultat edhe i aktit të krerëve të atëhershëm, duartrokitje pasi e përmend emrin e Thaçit - Gazeta Express
string(130) "kurti-thote-se-republika-e-kosoves-eshte-rezultat-edhe-i-aktit-te-krereve-te-atehershem-duartrokitje-pasi-e-permend-emrin-e-thacit"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 12:37

Kurti thotë se Republika e Kosovës është rezultat edhe i aktit të krerëve të atëhershëm, duartrokitje pasi e përmend emrin e Thaçit

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 12:37

Kryeministri Albin Kurti e përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi në fjalimin e tij sot në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së vendit.

Ai tha se Republika e Kosovës është “rezultat i aktit sipëror” të deputetëve dhe krerëve të atëhershëm të shtetit.

“Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, si dhe nga krerët shtetërorë ë asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.

Pasi e mbylli këtë fjali, pati disa duartrokitje.