Kurti thotë se nuk e di me çfarë dokumentacioni hynë testet nga Serbia në Kosovë - Gazeta Express
string(80) "kurti-thote-se-nuk-e-di-me-cfare-dokumentacioni-hyne-testet-nga-serbia-ne-kosove"

Gazeta Express

17/04/2020 21:20

Kurti thotë se nuk e di me çfarë dokumentacioni hynë testet nga Serbia në Kosovë

Gazeta Express

17/04/2020 21:20

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka marrë donacion prej Serbisë 1000 teste për covid-19.

Për këtë foli edhe kryeministri Albin Kurti. Por ky i fundit nuk e di se me çfarë dokumentacioni hynë këto teste në Kosovë.

Lexo Edhe:

I pyetur nëse testet hynë në vend ‘për Republikën e Kosovës’ apo për ‘Kosovën e Metohinë’, Kurti kërkoi që për këtë të përgjigjet ministri në detyrë Arben Vitia.

“Për besë unë nuk i kam pa dokumentacionin e atyre 1 mijë testeve, besoj që Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia është kompetent për tu përgjigjur . Po ta dija do tua thoja”, tha Kurti në televizionin Dukagjini.

Aktualisht në Kosovë 449 persona kanë dalë pozitiv në koronavirus, 12 kanë humbur jetën derisa 79 janë shëruar.