string(89) "kurti-thote-se-kosova-e-ka-qeverine-ne-detyre-ajo-qe-i-ndihmon-kosoves-eshte-kuvendi-i-ri"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 13:49

Kurti thotë se Kosova e ka qeverinë në detyrë: Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 13:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas dështimit të 22-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se, përkundër situatës politike, Kosova vazhdon të ketë një qeveri në detyrë

Ai ka thënë se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë, ndërsa ka uruar për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për votimin e fshehtë

“Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë”.

Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, sipas tij përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe sipas tij, ata po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë.

“Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre.”

Kryeministri në detyrë nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet lidhur me bastisjet e fundit në katër lokacione të ndryshme, të kryera në kuadër të hetimeve për dhënien me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore.